Politikë

Antony Blinken, në Tiranë: E ndjej ngrohtësinë e ’Vendit të Shqiponjave’!

Shkruar nga Liberale
Antony Blinken, në Tiranë: E ndjej ngrohtësinë e

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken vijon vizitën zyrtare në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit ishin te Piramida në një takim me të rinjtë.

'Diktatori ynë na rriti me urrejtje ndaj jush, por sot ju jeni këtu' - tha Rama duke shprehur mirënjohjen ndaj Blinken, për vizitën historike.

“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme nga ambienti i shqiponja e ndjej ambientin e ngrohtë gjashtë dhe nga çdo dhomë në Tiranë”, tha Antony Blinken, në fjalët e tij të para, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.  

Blinken përshëndeti edhe të rinjtë e pranishëm te Piramida, të cilët kanë përfituar bursa studimi nga SHBA, ku edhe janë diplomuar, dhe ishin pjesë e takimit.

“Jam mirënjohës, Flora të falënderoj për rolin e udhëheqjes, një dëshmi e programeve tona” theksoi Sekretari Blinken, duke iu drejtuar njërës prej vajzave të diplomuara e cila mbajti edhe një fjalim.

Blinken vlerësoi edhe rolin udhëheqës të kryeministrit Edi Rama.

“Një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj, për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve tona, falënderoj Wistner. Ju si ish kryetar bashkie i keni dhënë energji dhe i keni dhënë ngjyra të bukura, jam mirënjohës për partneritetin që kemi”, tha Blinken.

Në orën 11: 26 minuta Sekretari Amerikan i Shtetit zbriti në tokën shqiptare ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe i deleguari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë. Vizita do të zgjasë 8 orë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH