Politikë

Anëtarësimi i Shqipërisë në Qendrën Europiane të Ekselencës Hibride, Balla: Ndihmë në luftën ndaj dezinformimit dhe kërcënimeve hibride

Shkruar nga Liberale

Anëtarësimi i Shqipërisë në Qendrën Europiane

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, u shpreh se anëtarësimi i vendit tonë në Qendrën Europiane të Ekselencës Hibride, është një hap i rëndësishëm në avancimim të aftësive tona kombëtare në mbrojtjen në këtë fushë.

Sipas Ballës, këto kërcënime jo vetëm që janë më të shumëllojshme, por edhe janë sofistikuar, ndaj pjesmarrja në Qendrën Europiane të Ekselencës, do ta vendosë Shqipërinë në një pozicion më të fortë për t’u përballur me kërcënimet hibride që po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.

“Ky vit i ri shkollor ka një sërë objektivash për të arritur në krahasim me vitin e kaluar, sepse e vërteta është që ne krahasohemi vetëm më veten, nuk krahasohemi dot me atë që kemi gjetur në vitin 2013. Dua tju uroj punë të mbarë tridhjetë e një mijë mësuesve në sistemin tonë arsimor para universitar të cilët prej 1 gushtit kanë një pagë mesatare prej 950 euro dhe po ashtu tju uroj një vit të ri shkollor të mbarë 238 mijë nxenësve në sistemin shkollor parauniversitar të cilët kanë marrë librat falas edhe ky një anghazhim i mbajtur i qeverisë sonë dhe po ashtu ti uroj vitë te mbarë nxënësve të 100 shkollave që gjatë viti 2024 kanë përfunduar ndërtimin apo janë në proces rikonstruksioni dhe po ashtu punë të mbarë mësuesve dhe suksese nxenësve ne 200 shkolla të cilët janë pajisur me 200 laborator të rinj smart që u mundësojnë nxënësve shqiptar të mësojnë teknologjinë e informacionit me të njejta standarte si kolegët e tyre Evropian dhe po ashtu të ritheksoj edhe hapat e medhenj që po hidhen për sa i përkët arsimit profesional.

Balla shtoi se, “në fakultetin e rendit dhe të hetimit do të kemi djem dhe vajza të rinj të cilët në një shifër si asnjëherë tjetër, mbi 1200 aplikantë zgjodhën studimet e larta bachelor ti kryejnë në këtë degë të rëndësishme dhe kjo lidhet tërësisht dhe me një pozicion të ri që po merr punonjësi i policisë së shtetit në marrëdhenie me shoqërinë .
Kjo fal ligjit të ri dhe fal amendamentit të nënkryetarit të komisionit z.Xhaferaj.”

“Disa prej përfitimeve kryesore të Republikës së Shqipërisë” - shtoi Balla, - “në afrimin në këtë mekanizem te ri , është para forcimi i kapaciteteve kombëtare për përballimin e kërcënimeve hibride”.

“Anëtarësimi në këtë qendër do të na mundësojë pjesëmarrjen në programe të avancuara trajnimi dhe edukimi, dhe jam i sigurtë që edhe Komisioni Sigurisë Kombëtare do të ketë mundësinë që ti ofrohet kjo lloj ekspertize si i vetmi autoritet dhe le të themi komision adekuat sa i përket kësaj ekspertize brënda suazës së Kuvendit të Shqipërisë.”

Balla u shpreh se fakti që Shqipëria vitin e ardhshëm do të mirëpresë Samitin e Udhëheqësve te Këshillit Politik Europian dhe një vit më pas,ne vitin 2027 ne presim te mirepresim Samitin e NATO-s, janë konfirmime të një rruge konsolidimi të Shqipërisë si një vënd jo vetëm promovues i paqes dhe stabilitetit në rajon, por dhe një vend i cili tanimë merr përgjegjësi sa i përket sigurisë rajonale “Sa i përket ligjit për cilin kemi ardhur te marrim mbështetjen tuaj, kjo pjesëmarrje do të kontribuojë edhe në përmirësimin imazhit të Shqipërisë si nje vend që është i gatshëm të përballet me sfida e sigurisë hibrite dhe që është i përkushtuar ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar. Përpos përfitimeve, anëtarësimi në këtë qendër na sjell edhe disa sfida edhe disa detyra, të mos harrojme asnjëherë që çdo anëtarësim në këto mekanizma ka përfitime por ka dhe detyra. Institucionet shqiptare duhet të jenë të gatshme të përmbushin standartet dhe praktikat ndërkombëtare më të mira në fushën e sigurisë kibernetike dhe të përballjes me kërcënimet hibride, dhe kjo kërkon edhe investime në modernizimin e infrastrukturave dhe burimeve tona logjistike. Shqipëria duhet të investojë dhe te jete e përgatitur për të modernizuar kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të përmbushur angazhimet që vijnë nga ky anëtarësim, pra si çdo anëtarësim në çdo mekanizëm tjetër ka edhe përfitime ka dhe detyrime.”

“Sa i përket institucioneve te shtetit shqipëtar që përfitojne nga ky anëtarësim, e para është nga institucionet është Ministria për Europën dhe Punë të Jashtme e cila ka një sërë le te themi përfitimesh sa i përket dhe padyshim siç e thash edhe detyrimesh, Ministria Infrastruktures dhe Energjisë, Ministria e Mbrojtjes, Agjensia për Mediat dhe Informimit, Ministria e Brendshme, Autoriteti i Mediave Audiovizive për çështjet që lidhen me dezinformimin, Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përfitimet e shumta si rritja kapaciteteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe përmirësimi sigurisë kibernetike.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH