Politikë

Amnistia Penale, Rezart Kthupi: Ja cilët janë zyrtarët e dënuar nga GJKKO që përfitojnë

Shkruar nga Liberale

Amnistia Penale, Rezart Kthupi: Ja cilët janë zyrtarët e

Përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Rezart Kthupi, tha se nga ligji përfitojnë të gjithë zyrtarët e shtetit që nuk kanë qenë titullar institucioni, por që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion.

Ai ishtw i ftuar në Euronews Albania këtë të shtunë, teksa në fokus ishte kalimi në parlament i ligjit për amnistinë penale.

Amnistia penale u votua me 110 vota pro dy ditë më parë në Parlament.

Rezart Kthupi zbuloi se dy deputetet e grupit të Lulzim Bashës (Ori Nebiaj dhe Eralda Tase) votuan gabimisht amnistinë penale.

“Drafti i hartuar nga Gazment Bardhi është pagesa e parë që Rithemelimi po i paguan mazhorancës për rikthimin e normalitetit në parlament. E dyta do jetë reforma zgjedhore. Në raport me amnistinë, ne kemi thënë që drafti fillestar i sjellë nga qeveria është shumë i mirë. Ne votuam në parim të gjithë ligjin, nenin 1, dhe refuzuam të marrim pjesë në votim. Votuan 2 deputete gabimisht për çështje komunikimi të brendshëm”, tha ai.

Duke marrë si shembull konkret tenderin e uniformave të policisë, juristi tha se nga amnistia përfitojnë të gjithë zyrtarët që janë dënuar për shkelje të barazisë në tendera.

“Çdo pjesëmarrës i njësisë së prokurimit, i vlerësimit të ofertave që ka shkelur tenderin për hir apo llogori të drejtorit, apo për llogari të tij, dhe është dënuar nga Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin sot përfiton 1 vit e gjysmë ulje dënimi.

Çdo person që nuk është titullari i institucionit përfiton nga amnistia. U bë shamatë e madhe për tenderin e uniformave të policisë, ku u dënuan 7 apo 12 zyrtarë, të gjithë ata përfitojnë. E njëjta gjë vlen për çdo tender dhe çdo zyrtarë që është dënuar për shkelje të barazisë në tendera. Amnistia është parim”, tha Kthupi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH