Politikë

AMNISTIA PENALE/ Flutura Açka: PS po peshkon vota por dhe deputetë që shesin dinjitetin e tyre

Shkruar nga Liberale

AMNISTIA PENALE/ Flutura Açka: PS po peshkon vota por dhe deputetë

Deputetja e Partisw Demokratike, Flutura Açka, foli në lidhje me ligjin për Amnistinë Penale duke thënë se kjo amnisti nuk duhet të prekë Reformën në Drejtësi. Açka tha se Partia Socialiste në këto moment po përpiqet të peshkojë vota për të kaluar ligjin, dhe se Amnistia duhet të vijë vetëm me konsensus të plotë.

“PS po përpiqet të peshkojë vota për amnistinë penale. Amnistia mos të prekë reformën në drejtësi. Amnistia duhet të vijë me konsensus të plotë. Kjo nënkupton se reforma në drejtësi ka probleme me aplikimin e saj. Tërheqja e amnistisë ndodhi nga prapaskenat e ‘peshkimit’ të deputetëve. Nëse maxhoranca ka nisur të peshkojë, shumë mirë të vijojë,”– tha Açka e ftuar në News 24.

Açka ndër të tjera shtoi se PS po peshkon, nëse ka deputetët që shesin dinjitetin e tyre, le ta bëjnë.

“Nëse ka deputetë që shesin dinjitetin e tyre për të bërë votat me maxhorancën, le ta bëjë. Ne jemi pro amnistisë penale, por me kushte. Kushtet tona janë që të amnistohen protestuesit dhe të mos ketë asnjë ulje për të dënuarit nga GJKKO. Po amnistojmë dosjet në duart e SPAK, atëherë çfarë kuptimi ka që bëmë reformën në drejtësi? Nuk mund të tronditet SPAK-u. Ne jemi kundër dhunimit të institucioneve të reja të drejtësisë. PD zyrtare do të bëjë transparente votat e saj. Në parlament u votua një ligj i rrezikshëm, si ai i ligjit për zonat e mbrojtura”, -tha Açka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH