Politikë

Amnistia do të zgjatet deri në 5 vite/ Të burgosurit telefonojnë deputetët demokratë të Rithemelimit: Bashkoni votat me PS-në!

Shkruar nga Liberale
Amnistia do të zgjatet deri në 5 vite/ Të burgosurit

Nga amnistia, teksa PS dhe Rithemelimi pritet të bashkojnë votat, do të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe mbi 2000 të tjerë, në shërbim prove në seancën e të enjtes 4 Prill.

Burime nga shumica socialiste i pohuan Top Channel, se kolegëve të opozitës i është kërkuar të sjellin çdo sugjerim të mundshëm, përfshi edhe zgjerimin nga 3 vite për ta çuar në 5 vite kohë përfitimin nga amnistia.

Ndërkohë, nga Rithemelimi, Gazment Bardhi publikisht është shprehur pro në parim për miratimin e amnistisë por ka vendosur disa vija të kuqe. Sipas tij, në mënyrë kategorike nga kjo amnisti nuk duhet të përfitojnë politikanë tashmë të dënuar apo në procese gjyqësore.

Sikurse amnistia nuk duhet të përfshi në ulje dënimi, siç parashikon amendamenti “Ndreca” të zyrtarëve të dënuar nga Gjykata Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për mungesë të 84 votave socialistët katër javë më parë e tërhoqën nga rendi i ditës projekt ligjin e amnistisë. Megjithatë ministri drejtësisë Ulsi Manja, këtë zhvillim e komentoi jo me doza shqetësuese.
Përkundrazi i mëshoi faktit se kjo amnisti e propozuar nga qeveria do më miratohet me një konsensus të gjerë votash mbi 84.

Sakaq, nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve TCH mëson se shumë të burgosur, në të gjithat burgjet e vendit, të cilët janë në kategorinë e përfituesve nga amnistia kanë telefonuar deputetët demokratë të zonave të tyre, duke u kërkuar ngritjen e kartonit jeshil për këtë amnisti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH