Politikë

Ambasadorja shqiptare në Greqi i shkon për vizitë Janullatos, Kryepeshkopi vijon në gjendje të rëndë në spital, mjekët thonë se...

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja shqiptare në Greqi i shkon për vizitë Janullatos,

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, vijon të jetë kritike pasi shëndeti i tij është përkeqësuar.

Sot ai është vizituar nga një sërë zyrtarësh të lartë grekë dhe jo vetëm.

Burime për mediet bëjnë me dije se Kryepeshkopi është vizituar edhe nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarga, mbrëmjen e djeshme. (5 janar 2024).

Kujtojmë se prej datës 3 janar Kryepiskopi Anastsa ndodhet i shtruar në spitalin Ungjillëzimi në Athinë, për shkak të problemeve të rënduara me shëndetin e tij.

Ndërkaq ditën e sotme ai është vizituar në spital nga ministri i Greqisë për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Kyriakos Pierrakakis.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH