Politikë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Meidani takon gjeneralin Wesley Clark

Shkruar nga Liberale

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Meidani takon gjeneralin Wesley

Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, është takuar me gjeneralin Wesley Clark, i cili udhëhoqi luftën për çlirimin e Kosovës ndaj edhe e quajti "një mik të vërtetë të kombit shqiptar."

Postimi i Meidanit:

Takimi në Shkup me gjeneralin Wesley Clark, një mik i vërtetë i kombit shqiptar, ishte një moment i veçantë, sidomos këtë herë në rolin tim si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Figurat si Clark mbeten të qëndrueshme e vlerësuara pavarësisht kalimit të kohës – tashmë 25 vjet pas çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjes së Maqedonisë nga destabiliteti i krijuar nga regjimi i Milosheviçit.

Ky takim mbarti për mua emocione e një rëndësi të thellë personale, pasi ai risolli kujtimet me babain tim, ish-Presidentin Meidani, i cili bashkëpunoi ngushtësisht me Clark dhe administratën amerikane në mbështetje të Kosovës.

Roli i tij në atë kohë, përkrah Gjeneralit Clark, ishte një burim krenarie për familjen dhe një angazhim i vërtetë për demokracinë, lirinë dhe stabilitetin e rajonit.

Gjatë darkës sonë, kujtuam disa momente kyçe të asaj periudhe: rezolutat në OKB, mbështetjen për UÇK-në dhe përgatitjen e zbatimin planeve strategjike për çlirimin e Kosovës. Sollëm në mendje gjithashtu Urdhrin “Skënderbeu,” që babai im ia dorëzoi Gjeneralit Clark si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Miqtë dhe aleatët si Wesley Clark mbeten gjithmonë të nderuar, duke lënë një trashëgimi të fuqishme për përkushtimin ndaj paqes dhe drejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH