Politikë

Ambasadori i OSBE në UET: Propozimet tona nuk janë marrë parasysh nga qeveria shqiptare

Shkruar nga Liberale

Ambasadori i OSBE në UET: Propozimet tona nuk janë marrë parasysh

I ftuar në takimin e parë të Forumeve UET, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, në bashkëbisedim me pedagogët dhe studentët foli për praninë e kësaj organizate prej 27 vitesh në vendin tonë, për të monitoruar zhvillimin e zgjedhjeve dhe ndikimin e tyre në demokracinë e vendit.

I pyetur për faktin se në raportet e nxjerra nga OSBE/ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri nuk dalin problemet reale dhe fakti që fitohen nga një parti politike vë në pikëpyetje demokracinë, ambasadori Tarran nuk pranoi të përfshihej në debat politik, duke u shprehur është përfaqësues i një organizate ndërkombëtarë, e cila nuk hyn në vendimmarrje, por ka funskion monitorues.

“Nuk është e vërtetë që organizata jonë vulos çfarë ka bërë dhe çfarë ka thënë qeveria. Po të lexoni raportet e ndryshme që ka shkruar ODHIR pas zgjedhjeve që janë bërë, do të shikoni se atje ka kritika, ka edhe propozime që nuk janë implementuar nga qeveria shqiptare dhe ky nuk është faji jonë. Mos thoni që ne aprovojmë”, u shpreh ambasadori Tarran.

Po ashtu, ambasadori foli për punën që po bën OSBE për të rritur pjesëmarrjen dhe transparencën në zgjedhje, si dhe për trajnimin e mediave në mbulimin e këtyre ngjarjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH