Politikë

Ambasadori i BE në Ditën e Drejtësisë: Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme! Reforma duhet çuar përpara

Shkruar nga Liberale

Ambasadori i BE në Ditën e Drejtësisë: Arritjet e SPAK duhet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka mbajtur një fjalim gjatë konferencës së zhvilluar në kuadër të Ditës së Drejtësisë.

Diplomati i BE u shpreh krenar me punën e bërë nga drejtësia e re, duke theksuar se duhen akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve.

“Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër arsyet për të festuar sot së bashku me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Është dashur shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK. Reforma në Drejtësi duhet forcuar, konsoliduar dhe duhet çuar më shumë përpara për të pasur akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve”- tha ambasadori.

Ambasadori Gonzato theksoi se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe po ashtu arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme dhe nënvizoi rëndësinë e shprehjes së mbështetjes së qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të Drejtat e Njeriut. Shqipëria ka bërë hapa rë rëndësishëm në këto fusha. Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme. Me këtë reformë është bërë shumë por ka ende shumë punë për të bërë” – u shpreh Gonzato.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH