Politikë

Ambasadori britanik takim ‘kokë më kokë’ me kryekomisionerin Celibashi, zbardhen detaje

Shkruar nga Liberale

Ambasadori britanik takim ‘kokë më kokë’ me

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, pas takimit të zhvilluar me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që të përshpejtohet miratimi i reformës zgjedhore, me përfshirjen e të gjitha palëve politike.

Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë  së  Bashkuar për Komisionin.

Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Të  gjitha perspektivat politike duhet të  përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH