Politikë

Ali Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli bashkiak i Tiranës: Shqipëria ka ndarë bukë e kripë dhe zemër me ne!

Shkruar nga Liberale

Ali Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij ai Ahmeti u shpreh falenderues, duke thënë se Shqipëria, ndonëse e varfër, ka treguar gjithmonë zemrën e ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra, Kjo është Tirana e Adem Jasharit. Kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, kjo është Tiranë e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit. Kjo nëna, Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj. Me qindra janë dëshmorë, heronj të kombit, që nëna këtu në prehrin e vet i ka mbajtur.

Unë dua t’ju falënderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha: Mos e falënderoni njëri tjetrin se të gjithë keni punuar në arnë tuaj, vetëm puna e mbarë të thuhet për të gjitha punët që bëhen. Mirëpo, Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne. Kosova është shtet, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtet formues”, tha Ahmeti. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH