Politikë

SPAK kërkon dënim me burg për kryebashkiakun e Devollit, akuzohet për shpërdorim detyre

Shkruar nga Liberale

SPAK kërkon dënim me burg për kryebashkiakun e Devollit, akuzohet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dhënë pretencën dhe kërkon deklarimin e fajshëm të kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

SPAK kërkon dënimin e tij me 1 vit burg, si edhe heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Duro nuk rrezikon qelinë, pasi përfundimisht është kërkuar konvertimi i dënimit me 3 vjet sherbim prove.

Kryebashkiaku i Devollit është marrë i pandehur pasi akuzohet se ka licensuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.

Duro ka mohuar akuzat duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.

Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH