Politikë

Akuzat për Olsi Ramën/ "Tentativë e Bardhit për protagonizëm, dosja është hetuar njëherë", komenti i Artur Zhejit për çështjen

Shkruar nga Liberale
Akuzat për Olsi Ramën/ "Tentativë e Bardhit për

Analisti Artur Zheji e quan ‘tentativë për protagonizëm’ denoncimin e Gazmend Bardhit kundër Olsi Ramës. I ftuar sonte në Top Channel, Zheji deklaron se Berisha e ka çuar deri në gjykatë, ka dalë një rezultat në favor të Olsi Ramës

“Për koicidencë në vitin 2018 një gazetare investigative, në sinkron me Beirshën e denoncoi këtë fakt. U bënë reagime ‘ububushme’, pastaj kjo u denoncua nga doktori. Di që kjo situatë e Olsi Ramës ka shkuar në dy shkallë gjykimi.

Berisha e ka çuar deri në gjykatë, ka dalë një rezultat në favor të Olsi Ramës. Kemi të bëjmë me një tentativë të Bardhit të protaginizëm personal dhe për të krijuar sfidantin, duke i goditur të vëllanë Ramës dhe duke përfituar që Berishë është në arrest shtëpie. Lojë ngulja thikën shok shokut.

Doktori zemërgjerë e mbështeti, i jep suport. Mendoj se shumë shpejt do dali që z.Bardhi e ka vetëm për lojë personale.

Nuk përjashtoj faktin, pesha kur një kryetar i grupit të opozitës nuk mund të kalojë kështu. Nuk jam në dijeni të elementëve të ri  që të rihapet një çështje të rigjykuar”-u shpreh Zheji.

MARRE NGA TOP CHANNEL

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH