Politikë

Akuzat e Bardhit ndaj Olsi Ramës/ Balla-deputetit: Shko pyet Saliun poshtë ballkonit kush është "45-vjeçari brun'! I lidhur me një deputet..

Shkruar nga Liberale

Akuzat e Bardhit ndaj Olsi Ramës/ Balla-deputetit: Shko pyet Saliun

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli në seancën e sotme për laboratorin e kokainës në Xibrakë, duke akuzuar opozitën se një nga personat e përfshirë është i lidhur me një deputet të opozitës.

Në fjalën e tij madje, Balla i kërkoi Gazment Bardhit që të pyesë Berishën poshtë ballkonit, se kush është "45-vjeçari brun" në dosjen e ‘Xibrakës’ që nuk është identifikuar.

Pak ditë më parë Bardhi akuzoi publikisht vëllain e kryeministrit, Olsi Rama se ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë, ndërsa ky e fundit e kallëzoi penalisht. 

“Sali Berisha, pronari i SHQUP-it më akuzoi mua për laboratorin e Xibrakës. Saliu kërkoi të sulmohesha unë që isha në Mirakë, jo në Xibrakë, se Xibraka është në Elbasan, jo Miraka. Ata e dinë fare mirë se kush është bruni flokëshkurtër 45 vjeçar. Shko pyet Saliun. Shko poshtë ballkonit dhe pyete Saliun, se Saliu e ka thënë këtu, është një i lidhur me një deputet të partisë tënde. Unë të dëgjova (i drejtohet Bardhit). Ti ke një problem të madh, je vetëm zhurmues, nuk u bëre njëherë drejtues i grupit parlamentar, prit të mbaroj unë).

U kthyet ju pas 9 vitesh te kjo fabul. Ju e dini fare mirë që nuk është Olsi Rama, është hetuar për këtë. Kush po iu paguan ju ta riktheni këtë çështje? Fola si një dëshmitar politik prej shumë vitesh këtu në parlament. Si ministër iBrendhsëm dua të hjetoj si ka mundësi që politika e këtij krahu nuk ka vendosur mend të shpërdorohet nga interesa ekonomike, financiare dhe të vijë këtu e të artikulojë për gjëra të qarta, që janë hetuar. M.q.s ju keni besim te SPAK, pse nuk keni besim që ta hetojë edhe këtë ccështje? Të takon për detyrën që mban. Detyrën e kryetarit të grupit parlamentar e kam bërë edhe vetë, duhet t’i qëndrosh fjalës, bëj kallëzim, jo informim, njoftim. Për kallëzim të rremë shkon në kokërr të burgut, shko bëj kallëzim dhe e mbyllim këtu. Shko te Saliu, Saliu kush është ai 45-vjeçari, kaq, ta thonë edhe ata të rreshtit të fundit."- u shpreh Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH