Politikë

Akuza për tjetërsim pronash, GJKKO merr VENDIMIN për kryebashkiakun në detyrë të Himarës, JORGO GORO

Shkruar nga Liberale

Akuza për tjetërsim pronash, GJKKO merr VENDIMIN për

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në fuqi masa e “arrestit në burg” për kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK më 23 Mars, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona.

Bashkë me Goron janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, tre prej të cilëve janë lënë në “arrest shtëpie”.

Mësohet se për ish-drejtorin e ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj, u ndryshua masa e sigurisë nga "arresti shtëpiak", në detyrim paraqitje.

Ndërkohë, për ish-juristin e Kadastrës Vlorë, Vezir Gjikoka u la në fuqi masa e arrestit shtëpiak. Në kërkim, por me masë tëc aktuar “arrest ne burg”, vijon të jetë Stavri Mëhilli, ndërsa në kerkim me masë “arrest shtëpie”, vijon edhe ish-drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Basho.

Kujtojmë se kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro u arrestua mbrëmjen e 23 Marsit, pasi akuzohet se ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH