Politikë

Skandali se*sual në Bashki/ Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, kjo është arsyeja

Shkruar nga Liberale

Skandali se*sual në Bashki/ Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Mësohet se seanca e radhës do të jetë më datë 20 Qershor, për shkak të mos paraqitjes së Alma Kaçit. 

Safet Gjici u dënua më datë 7 Shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Për Alma Kaçin, gjykata vendosi dënim me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH