Politikë

Aksident i RËNDË në aksin Himarë-Llogara/ Çiklistët humbin kontrollin dhe...(FOTO)

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në aksin Himarë-Llogara/

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin Himarë-Llogara.

Disa çiklistë kanë humbur kontrollin teksa kanë qenë duke zhvilluar një tur turistik në këtë aks dhe si pasojë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk dihet ende numri i saktë i turistëve të përfshirë në aksident, ndërsa nga raportimet e deritanishme thuhet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po bëhet transportimi i të plagosurve drejt spitalit.

Sakaq pritet një reagim nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH