Politikë

Agjenda e papërfunduar e Kuvendit: Nga 282 ligje të miratuara në katër vite, 41 mbetën rrugës!

Shkruar nga Liberale

Agjenda e papërfunduar e Kuvendit: Nga 282 ligje të miratuara në

Kuvendi i Shqipërisë lë pas një agjendë të papërfunduar ligjore me mbylljen e legjislaturës 2021–2025.

Nga 282 ligje të miratuara në katër vite, 41 mbetën në gjysmë të rrugës. 17 prej tyre u diskutuan vetëm në parim, ndërsa 24 nuk u futën asnjëherë në rend dite për votim.

Gjatë legjislaturës në ikje u evidentuan edhe probleme me cilësinë e ligjeve. Disa prej tyre në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese e të tjerë të  shpallur të pavlefshme nga ky organ si  ligji për studentët e mjekësisë i rrëzua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese.

Dispozitat që detyronin të diplomuarit të punonin 5 vjet në vend u shpallën të papajtueshme me të drejtën për punë dhe arsim. Apo Ligji për zonat e mbrojtura është në shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë  çështja të tjera të mbetura  pezull dhe do të kërkojë rishikim serioz në legjislaturën e re janë Ligji për investitorët strategjikë. Ku është kritikuar transparencë dhe është  kërkuar rishikimi  të kritereve që mundësojnë dhënien e tokave publike për investime.

Ndryshimet në sistemin e drejtësisë dhe ecuria e Komisioneve të Posaçme Parlamentare si ai i Antikorupsionit që ka për qëllimi  ndër të tjera për monitorimin e reformës në drejtësi, dhe Komisioni i dezinformimit që kanë mbetur pa rezultate konkrete.

Kuvendi i ri pritet të rivlerësojë rolin dhe efektivitetin e këtyre komisioneve. Zgjedhja e Avokatit të Popullit nuk u realizua gjatë katër viteve të fundit. Përfaqësuesit politikë nuk arritën konsensus për një kandidaturë që garanton paanësi dhe besim publik.

Kjo mbetet një prej çështjeve urgjente për legjislaturën e re.

Pra parlamenti i ri do të përballet me detyrën për te zgjedhur Avokatin e Popullit, për  të rregulluar ligjet e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese dhe për të shqyrtuar ligjet e depozituara të cilat nuk kaluan asnjëherë në Parlament. /Rtsh/

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH