Politikë

A po HETOHET Erion Veliaj? Altin Dumani përgjigjet para "Ligjeve", ka një koment dhe për deklaratën "jemi kolegë"

Shkruar nga Liberale

A po HETOHET Erion Veliaj? Altin Dumani përgjigjet para

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD Dashnor Sula, gjatë raportimit të tij sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme përgjatë një viti. 

Teksa Sula e pyeti nëse ka nisur procedim ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, Dumani tha se për këtë pyetje nuk jep përgjigje.

Ndërkohë deputeti demokrat e pyeti lidhur me një deklaratë të Veliajt, kur tha se "janë kolegë", Dumani u shpreh se kolegë ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH.

“A ka nisur një procedim ndaj Veliajt? A e keni koleg”, iu drejtua ndër të tjera Sula Dumanit.

“Lidhur me pyetjen a ka filluar procedim penal për Veliajn në SPAK, kësaj pyetje nuk i jap përgjigje, as për ju as mediat sepse është cështje hetimi. Sa i takon çështjes kolegë apo jo kolegë, ne kemi kolegë vetëm njëri-tjetrin në SPAK dhe hetuesit e BKH-së”, u shpreh kreu i SPAK, Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH