Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim publik nga selia e PL-së u pyet nga gazetarët nëse mendon se SPAK duhet të nisë hetimet për punimet në Tunelin e Llogarasë.
Meta tha me ironi se mbase ky është një krim më intelektual sesa ai i grabitjes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë.
“Mbase është një krim më intelektual sesa ky i grabtijes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë. Ju lutem, mos ia ulni vlerën denoncimit të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ai tha saktësisht “se i njëjti projekt u shtua fiktivisht pas vizitës që u bë në Turqi me 50 milionë euro”.