Politikë

Meta pyetet a ka frikë nga burgu! Me Dumanin të dy bashkë në Ambasadën holandeze, çfarë ndodhi mes tyre?

Shkruar nga Liberale

Meta pyetet a ka frikë nga burgu! Me Dumanin të dy bashkë në

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha këtë të mërkurë se edhe nëse e fusin në burg, ai do e shkatërrojë atë që e quan "celulë kriminale".

Meta ishte i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, përballë kryeredaktorit të Vizion Plus, Roland Zili, dhe analistit Mentor Kikia.

Në hyrje të emisionit moderatorja Pranvera Borakaj e pyeti rreth pjesëmarrjes së tij në një aktivitet në Ambasadën Holandeze ku i pranishëm ishte dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, çfarë ndodhi mes tyre?

Lidhur me këtë pyetje Meta tha se nuk e ka parë se kush ishte i ftuar, por theksoi se nuk ka frikë nga asnjë përballje.

Pranvera Borakaj: Mbrëmjen e sotme ju keni marrë pjesë në një aktivitet në Ambasadën holandeze, aty i pranishëm ishte dhe zoti Dumani. Një përballje e parë me zotin Dumani, si ishte qëndrimi në të njëjtin ambient?

Meta: Isha i ftuar nga Ambasada Holandeze, isha i shoqëruar nga Bruna Paskali dhe Erisa Xhixho. Më habit fakti që unë isha në ambasadën holandeze dhe të përballem me dikë. Nëse ju doni të më përballni me dikë më sillni Ramën dhe kë të doni tjetër.

Pranvera Borakaj: Si u ndiet pas gjithë akuzave?

Meta: As se kam parë fare. Pas kujt akuzave?

Pranvera Borakaj: Pas atyre ndaj zotit Dumani.

Meta: S’ka asnjë akuzë, janë të gjitha të vërteta, shihni emisionin e Rai 3.

Por i pyetur nga analisti Mentor Kikia nëse ka ndonjë informacion për arrestimin e tij dhe se ka frikë nga burgu, Meta u shpreh i qetë se nuk e shqetëson asnjë gjë.

Meta: Dumani nuk ka formimin më elementar për profesionin që ka.

Kur mbron Ahmetajn, metamorfozën pas zgjedhjeve, pse nuk veproi pas Dakos para zgjedhjeve? Kjo është drejtësia me regji. Ai thotë u lodhëm duke hetuar drejtorë që të shpëtojnë Veliajn, hetojnë ministra për të shpëtuar Ramën.

Për Dvoranin kisha unë të drejtë, edhe për Dumanin kam unë të drejtë. Këta po përdoren për asgjesimin e pluralizmit.

Është kthyer në vegël të Edi Ramës. Në çfarë burgu do më fus ai mua? Në burg është ai sepse nuk është i lirë, nuk është vetvetja. Ju e keni parë që ai nuk ka asnjë lloj niveli.

Kikia: Çfarë iu shtyn ju të referoni fjalën burg?

Meta: Asnjë shqetësim fare. Kam 30 vjet me këto punë. Ai ka ardhur me porosi të Edi Ramës dhe McGonigal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH