Politikë

A e ka përcaktuar Drejtoria e Burgjeve vendin ku do të kryejë dënimin Salianji?

Shkruar nga Liberale

A e ka përcaktuar Drejtoria e Burgjeve vendin ku do të kryejë

Gjykata e Apelit dënoi këtë të enjte me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Salianji akuzohet për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”

Ndërkaq pas këtij vendimi mësohet se nesër në mëngjes ligjvënësit demokrat do t’i caktohet me short prokurorit të ekzekutimeve dhe ai më pas do të bëjë procedurën e arrestimit dhe transferimit të tij në institucionet peniticiare sipas afateve ligjore.

Ndërkaq, edhe nga Drejtoria e Burgjeve mësohet se ende nuk është përcaktuar vendi ku do të kryejë dënimin Salianji, pasi pritet që të përfundojë dhe procedura e ekzekutimit të urdhër-arrestit të Prokurorit të çështjes nga ana e Policisë së Shtetit.

Dhe ndërsa pritet që nesër të realizohet i gjithë ky proces, Ervin Salianji është futur në selinë blu për herë të fundit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH