Politikë

A do t’i hiqet “non grata” nga Donald Trump? Berisha: Kam besim të plotë që…

Shkruar nga Liberale

A do t’i hiqet “non grata” nga Donald Trump? Berisha: Kam

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse mendon se fitorja e Donald Trump në SHBA do të ndikonte në heqjen e non gratës. Kreu i PD, teksa bëri një analizë të gjatë tha se çështja nuk është personale e tij, por fitorja e Trump ka një ndikim universal në mbarë botën.

Pyetja: A pret zoti Berisha tashmë nën qeverisjen e Trump t’i hiqet non grata?

Berisha: Nuk kam akuzuar unë, unë në krye të radhës i kam shkruar letër sekretarit Blinken, se ky vendim bazohet në lobimin korruoptiv të Edi Ramës dhe Sorosit. Në atë kohë nuk dija asgjë për afrimin familjare të Blinken me Sorosin. Por koha provoi se jo vetëm Edi Rama dhe George Soros, por në këtë lobim korruptiv një rol shumë aktiv ka luajtur McGonigal. Kjo është e vërtetuar.

Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve shënon një arritje të madhe për  kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin Sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Soros. Me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politik, të shprehur me agresionin ndoshta ndër më të mëdhenjtë në histori, kundër identitetit të njeriut dhe dinjitetit të tij.

Kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremistët e majtë të udhëhequr nga Soros do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më, siç janë mbështetur. Kujtoni Donald Lu në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë dilte në krah të Sajmir Tahirit dhe përgëzonte policinë. A nuk ishte Yuri Kim që riktheu në Shqipëri kulturën e mohimit me ekspozitat që bënte në kremtimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH