Politikë

A do të bashkëpunojë me Argita Berishën? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Shkruar nga Liberale

A do të bashkëpunojë me Argita Berishën? Ja si

Lulzim Basha është pyetur nga gazetari Arbër Hitaj, nëse do të mund të bashkëpunonte me Argita Berishën.

Në përgjigjen e tij, Basha tha se nëse PD shihet si strehë për problemet e çdokujt, atëherë kjo nuk është alternativë.

‘Bashkëpunimin e kanë mbyllur ata. Nëse PD shihet si strehë për problemet e çdo kujt, nuk është alternativë. Njerëzit e kuptojnë kur dikush ka marrë përsipër. Njerëzit të braktisin duhet ti themi gjërat troç, vijnë më pak protestues dhe më shumë policë.

Nuk u vijnë as përfaqësuesit demokratë. Kjo nuk mund të jetë alternativa e shqiptarëve për fat të mirë nuk ka pse të jetë. Ne do të kemi një alternativë që shqiptarët mos të kenë një situatë pa zgjedhje, por të kenë një program të debatuar me ta. Ne nuk do të merremi më vula logoja karrigia, halli ynë është halli i shqiptarëve. Çdo shqiptar dhe çdo shqiptare të ketë mundësinë të zgjedhë. Kjo që shohim sot është idhujtari dhe jo politikë.’- deklaroi Basha në Report TV.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH