Politikë

75 vjetori i NATO-s, Lulzim Basha ndan mesazhin: Çdo shqiptar duhet të ndihet krenar! Kujton fjalët e Albright

Shkruar nga Liberale

75 vjetori i NATO-s, Lulzim Basha ndan mesazhin: Çdo shqiptar duhet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 75-vjetorit të krijimit të NATO-s.

Kryedemokrati kujton fjalët e ish-sekretares së shtetit amerikan, Madaleine Albright, kundër forcave të së keqes dhe nga ana tjetër shtoi se çdo shqiptar duhet të jetë krenar për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut 15 vite më parë. 

'Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:

“Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë” 

15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar.', shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH