Politikë

“33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë ilaçet”, Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë mundëson shërbim shëndetësor sipas...

Shkruar nga Liberale

“33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët shqiptarë për të siguruar barnat dhe shërbimet shëndetësore. Në një postim në facebook, Basha shprehet se 33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë ilaçet që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve shëndetësore, ndërsa shumë barna që rimbursohen janë të cilësisë të dobët dhe nuk përfshijnë sëmundje me kosto të lartë të trajtimit.

Basha e cilësoi këtë situatë pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit dhe akuzoi qeverinë se nuk tregon interes për shëndetin e qytetarëve. Ai theksoi se shqiptarët detyrohen të paguajnë nga xhepi 60% të kostove shëndetësore, një përqindje më e lartë në rajon.

Në përgjigje të kësaj krize, Basha sjell në vëmendje programin e Demokratëve Euroatlantikë, i cili garanton shërbim shëndetësor bazuar në nevojat e qytetarëve. Sipas tij, me këtë program, çdo qytetar do të ketë akses të barabartë në spitale publike dhe private përmes kartës së shëndetit. Përmes nismës "mjekim sipas diagnozës", do t’i jepet fund listës abuzive të rimbursimit të barnave dhe do të eliminohet abuzimi nga mafia e barnave. 

Postimi i plotë i Bashës:

Një qeveri që punon vetëm për vete, nuk ka interes shëndetin e qytetarëve.

Sot shqiptarët e kane gjithnjë e me te veshtire te blejne ilaçet e nevojshme për tër kuruar semundjet e tyre e të pamundur të marrin sherbimin e nevojshëm shendetësore

Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në rajon që përballen me vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore. 

33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë barnat që nuk mbulohen nga sekma e sigurimeve. Ndërkohë barnat që mbulohen nga skema e sigurive, janë të një cilësie të dobet dhe nuk mbulojnë shumë sëmundje ku kosto e ilaceve është e lartë

Korrupsioni, keqmenaxhimi dhe prioritetet e gabuara kërcënojnë shëndetin e qytetarëve, që sot paguajnë 60% të shërbimeve shëndetësore nga xhepi.

Shqipëria meriton më shumë, prandaj programi i Demokratëve Euroatlantikë shërbim shëndetësor do të jetë sipas nevojës dhe jo sipas xhepit.
Me kartën e shëndetit për çdo qytetar, do të mundësohet akses dhe shërbim shëndetësor njësoj si në spitalet publike, ashtu dhe në ato private. Me programin "mjekim sipas diagnozës" do t’i jepet fund listës abuzive të rimbursimit dhe abuzimit të mafias së barnave me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.
Shqipëria meriton më shumë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH