Politikë

21 Janari, Basha përplaset me ministrin e Drejtësisë në Kuvend: Graduat pushkatarët!

Shkruar nga Liberale

21 Janari, Basha përplaset me ministrin e Drejtësisë në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti sot në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetëve, si dhe për vetingun e politikanëve.

Duke replikuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, Basha u shpreh se “amnistia penale nuk amnistoi qytetarët e thjeshtë, por të korruptuarit”.

“Unë kam kërkuar heqjen e imunitetit tim këtu dhe i jam nënshtruar ndjekjes penale për 2 vjet dhe jam gati t’i nënshtrohem edhe për 40 vite të tjera. 21 Janari, a si graduat ju dhe i dhatë pasuri pushktarëve? A si puthët ju dhe e vutë në fron sebepin e 21 Janarit? Pse duhet të prisnit Strasburgun?”, tha Basha.

Duke iu drejtuar Manjës, Basha kërkoi sqarime se janë amnistuar të korruptuarit.

“Dhe vazhdon me ndjekje penale të mbash prindërit e fëmijëve që u lëshove gaz për t’i nxjerrë nga shtëpitë e tyre, sepse u ngritën në protestë”, tha Basha.

Ndërsa ministri Manja u kundërpërgjigj duke thënë se mazhoranca ka meritë të madhe për sa kohë arriti të vendosë në gojën e shqiptarëve fjalën SPAK, duke ia hequr kësisoj meritën ndërkombëtareve dhe duke e marrë atë si kapital për PS-në edhe pse faktet tregojnë se në rrjetën e drejtësisë së re po bien shumë socialistë.

Gjitshesi Manja u përpoq të justifikohej dhe të vetmbrohej në Kuvend, ndaj akuzave të kryedemokratit. - “Ndryshe nga ti, që të tutë thonë se edhe kur pyetesh për orën gënjen, këta të mitë nuk e thonë për mua, se atë ditë që do e thonë, unë iki nga politika. Unë jam gati, por ti je gati që të shkojmë të dy bashkë atje? Të tjerat janë retorikë politike. Drejtësia flet me fakte. Je gati të shkojmë atje? Kjo mazhorancë ka meritën e madhe që vuri në gojën e shqiptarëve fjalën SPAK, një realitet i pamohueshëm për drejtësinë shqiptare”, tha Manja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH