Politikë

NGJARJE HISTORIKE/ 2 korrik 1990 - 34 vite nga “tërmeti” politik i Tiranës

Shkruar nga Liberale

NGJARJE HISTORIKE/ 2 korrik 1990 - 34 vite nga “tërmeti”

“Tërmet” politik në Tiranë, më 2 korrik 1990, valët e të cilit do të ndjeheshin gjatë gjithë vitit.

Sot është 32-vjetori i hapjes së ambasadave për shqiptarët, që ishte shenja e parë e lëvizjes antikomuniste të vitit 1990. Në një Shqipëri të varfër e të rrënuar ekonomikisht, njerëzit shkuan drejt dyerve të ambasadave në Tiranë të cilat iu hapën atyre portën për të përqafuar lirinë e munguar në mbi gjysmë shekulli.

Rreth 400 vetë vërshuan njëkohësisht në 9 ambasada të huaja; vala e njerëzve vazhdoi derisa numri arriti në disa mijëra.

Në Pleniumin e Komitetit Qendror të PPSH-së, udhëheqësi Ramiz Alia tha se kjo ngjarje nuk ishte shprehje e pakënaqësisë ndaj regjimit, por veprim i organizuar nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm.

Gjithsesi, qeveria nuk mund t’i bënte ballë shprehjes së një pakënaqësie kaq masive, si dhe e ndodhur nën presionin ndërkombëtar, nga data 9 deri më 13 korrik i pajisi me pasaporta për të emigruar të gjithë të strehuarit, rreth 5 mijë shtetas, që ato ditë guxuan të shprehnin hapur pakënaqësinë e grumbulluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH