Politikë

15 vite në NATO/ Ambasada amerikane ndan mesazhin e urimit: Krenarë të punojmë me Shqipërinë në përpjekjet globale të sigurisë

Shkruar nga Liberale

15 vite në NATO/ Ambasada amerikane ndan mesazhin e

Ambasada amerikanë në Tiranë ka uruar Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, duke e vlerësuar si ‘një aleate dhe partnere të besueshme”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada shkruan se SHBA është krenare që punon së bashku me Shqipërinë në përpjekjet rajonale e globale të sigurisë.

Më tej theksohet se NATO promovon vlerat demokratike dhe është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

"Teksa Shqipëria shënon 15 vite si aleate në NATO këtë javë, jemi krenarë të punojmë së bashku në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë. NATO është kontribuese aktive dhe kryesore për paqen dhe sigurinë në botë. Një nga detyrat kryesore të NATO-s është parandalimi dhe menaxhimi i krizave të sigurisë, i cili mund të vijë në formën e misioneve të NATO-s.

NATO çon përpara vlerat demokratike dhe është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Megjithatë, nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, NATO ka kapacitetin ushtarak për të ndërmarrë operacione parandaluese dhe menaxhuese të krizave e vetme ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH