Politikë

12 drejtuesit politikë të PD, zbardhen emrat në mbledhjen e Kryesisë. Tirana i besohet Belind Këlliçit

Shkruar nga Liberale
12 drejtuesit politikë të PD, zbardhen emrat në mbledhjen e

Belind Këlliçi, humbësi në zgjedhjet e fundit lokale për bashkinë e Tiranës, tani do të jetë si drejtues politik i të gjithë qarkut për ta çuar atë drejt fitores së mundshme dhe të dëshiruar nga opozita, në 2025

Ervin Salianji, i cili udhëhoqi fitoren e Partisë Demokratike në bashkinë e Kavajës, një ndër të paktat bashki të fituara nga opozita, do të drejtojë fushatën e elektorale në Elbasan.

Në këtë qark ai merr vendin e Gazment Bardhit, i cili pasi humbi katër vjet më parë si drejtues politik, do të drejtojë fushatën elektorale në Fier.

Në Lezhë do të rikthehet Agron Gjekmarkaj. Nënkryetari demokrat i Kuvendit rikthehet në zonën elektorale prej nga ku doli deputet në vitin 2021, zonë të cilët demokratët e fituan, megjithëse humbën në të gjithë qarqet e tjerë.

Luçiano Boçi do të drejtojë qarkun e Shkodrës, zonë ku socialistët e shohin veten fitues në disa palë zgjedhje.

Teksa Eno Bozdo është konfirmuar në Berat, surprizë konsiderohet delegimi i Ivi Kasos në qarkun e Korçës.

Në Kukës është konfirmuar Flamur Hoxha, ndërsa Tritan Shehu do të drejtojë sërish Gjirokastrën dhe Bujar Leskaj Vlorën. Dibra i besohet Xhelal Mziut.

Drejtuesit politikë të PD-së në 12 qarqet e vendit

1. Tirana – Belind Këlliçi
2. Durrës – Oerd Bylykbashi
3. Shkodër – Luçiano Boçi
4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
5. Fier – Gazment Bardhi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Korçë – Ivi Kaso
8. Kukës – Flamur Hoxha
9. Gjirokastër – Tritan Shehu
10. Vlorë – Bujar Leksaj
11. Berat – Eno Bozdo
12. Dibër – Xhelal Mziu

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH