Politikë

112 vite nga themelimi i Forcave të Armatosura, ministri Pirro Vengu: Mirënjohje për ushtarakët që japin për mbrojtjen e vendit!

Shkruar nga Liberale

112 vite nga themelimi i Forcave të Armatosura, ministri Pirro Vengu:

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dha sot një mesazh me rastin e 112-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura.

“112 vjet nga dita e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gurthemel i shtetformimit”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vengu u shpreh se janë 112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.

Ministri shprehu mes të tjerash respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH