Politikë

111-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit, Balla: Shqetësim numri i krimeve brenda familjes (rritja e pagave për efektivët)

Shkruar nga Liberale

111-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit, Balla:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se Policia duhet të ketë në fokus goditjen e veprimtarive ekonomike të paligjshme, krimit ekonomik, krimet kibernetike dhe piraterinë. Këtë deklaratë Balla e bëri sot në ceremoninë e përkujtimit të 111 vjetorit të krijimit të Policisë. 

Ai bëri me dije se përveç rritjes së pagave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë dhe kredi të buta.

“Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë të ligjshëm duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave policore kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin.”

Rruga e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën kundër kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për fillimin e mbarë të këtij viti në goditjen e aktiviteteve kriminale të kësaj natyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH