Politikë

" Po bëjmë opozitë kuturu", shpërthen deputeti i PD: Pse o me Flamur Nokën do vijmë në pushtet ne?!

Shkruar nga Liberale

" Po bëjmë opozitë kuturu", shpërthen deputeti i

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka kritikuar sërish opozitën, duke thënë se nuk po e kryen misionin e saj siç duhet, por po bën "opozitë kuturu", sipas tij. 

Sula u shpre në një intefvistë në A2, se opozita duhet të jetë bashkë, madje ishte kritik dhe e tha që nuk pret që opozitën ta çojë drejt fitores Flamur Noka, i cili sot është në postin e sekretarit të Përgjithshëm.

“Opozita s’po bën opozitë, bëjmë opozitë kuturu, fakti që Berisha që ka më shumë mbështetës opozitar, dhe unë, Meta, Bylykbashi, Tabaku etj nuk kemi kuptuar që duhet të jemi bërë bashkë, këtu ka rënë, shërbimi që po i bëhet Edi Ramës është që jemi të përçarë.

Nuk pretendoj apo pranoj që opozitën do e çojë fituese Flamur Noka, se nuk është Sali Berisha i dytë. Janë shumë të vakëta takimet, protestat, organizimi i debatit në Parlament”, tha deputeti Sula. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH