Politikë

" Dreka e fundvitit, dreka e turpit", Roland Bejko për "drekën që bashkoi" PD: Bardhi përgënjeshtroi bashkimin me non-gratën...

Shkruar nga Liberale

" Dreka e fundvitit, dreka e turpit", Roland Bejko për

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka sjellë në vëmendje drekën e fundvitit mes deputetëve të grupit të Berishës dhe grupit të Gazment Bardhit në fermë Uka në Dhjetor 2022.

Përmes një postimi në Facebook, Bejko shkruan se atë ditë ka kontaktuar me deputetët, duke i pyetur nëse po bashkoheshin me Berishën, por sipas tij të gjithë e mohuan këtë gjë.

I vetmi që e pranoi thotë Bejko, ishte Sali Berisha, i cili njoftoi mbështetësit e tij, se viti i ri do t'a gjente grupin parlamentar në një fillim të ri. Ndërsa Bardhi doli publikisht me një reagim përgënjeshtrimi të një bashkimi të mundshëm me "non-gratën".

Postimi i plotë i Bejkos: 

E vërteta zhytet, por nuk mbytet.
Si tha Ndrek Luca te ai filmi i socrealizimut? :
" Po kjo ishte loja more qerata..."!
Të dashur miq,

Për ta pasur më qartë atë që ka ndodhur me grupin parlamentar të PD, iu ftoj ta dëgjoni edhe një herë sot një komentin tim të transkriptuar me zë nga Pamfleti ditën që u shtrua dreka midis deputetëve të drejtuar nga Gaz Bardhi në fermën Uka me Sali Berishën e grupin e tij në dhjetor të 2022.

Shumicën e tyre i kontaktova vet në telefon për t'i pyetur se çfarë ishin duke bërë, à po shkonin drejt një bashkimi eventual me Berishën?!

Të gjithë, pa përjashtim e mohuan një gjë të tillë, duke filluar që nga Gazi, Jorida, etj. Kur fola me ta në telefon sapo doli fotua e drekës në rrjetet mediatike, të gjithë m'u shprehën se ishte rastësi pasi nuk e dinin se në drekën e shtruar nga Xhelali, do ishte dhe Berisha.

Madje, Gazi doli publikisht me një reagim përgënjeshtrimi të një bashkimi të mundshëm me non gratën.... I vetmi i sinqertë dhe i vërtetë në atë drekë, ishte Berisha. Ai i njoftoi mbështetësit e tij se viti i ri do t'a gjente grupin parlamentar në një fillim të ri.....

Unë nuk jam i prirur të besoj shumë tek egzistenca e kolonës së pestë brenda PD.Por koha është sfiduesja më e madhe e çdo analize à deduksioni mbi fenomenologjinë e çastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH