Aktualitet

PENSIONI I POSAÇËM/ Kush janë 15 personalitet e artit dhe të sportit që do të përfitojnë pension mujor muaj 800 Euro, me vendim qeverie

Shkruar nga Liberale
PENSIONI I POSAÇËM/ Kush janë 15 personalitet e artit dhe

Janë të shumtë ata të cilët ankohen për pensionet në Shqipëri.
Qeveria miratoi dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi menjëherë, listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasari e të tjerë, të cilët përfitojnë nga ky vendim.

Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është rritur ndjeshëm duke u bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.

Në të gjithë vendin ishin 185 personalitete të fushave të ndryshme si në art e sport që përfituan pensionin e posaçëm gjatë vitit të kaluar.

Pensioni social të Shqipëri vlerësohet rreth 80 mijë lekë të vjetra në muaj, çka do të thotë se me vendimin e fundit pensioni i posaçëm do të vlerësohet rreth 800 mijë lekë të vjetra

"Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social", thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024

15 personalitetet
Eva Alikaj- aktore
Muharrem Hoxha- aktor
Frederik Ndoci- këngëtar
Roland Xhoxhi- violinist
Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
Suzana Frashëri- soprano
Aurel Plasari- studiues
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Nazmi Hoxha- piktor
Xhelal Kalaja- trajner basketbolli
Diana Mata- qitëse
Ardian Cerga- aktor
Lulëzime Duka- volejbolliste

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH