Kronikë

Zjarre të qëllimshme në Pogradec dhe Delvinë, shkrumbohen sipërfaqet me qershi, vreshtari dhe ullinj

Shkruar nga Liberale

Zjarre të qëllimshme në Pogradec dhe Delvinë, shkrumbohen

Një zjarr në afërsi të fshatit Grabovicë, Pogradec, ka përfshirë një sipërfaqe me qershi dhe vreshtari si dhe bimësi të ulët.

Nga zjarri janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me drufrutorë duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shërbimi zjarrfikës si dhe banorë të zonës ndodhen në vendngjarje dhe po mundohen të izolojnë flakët për të mos depërtuar me tej.

Mendohet për një zjarr të qëllimshëm.

Policia e Vlorës po sot tha se ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale L.Q, i cili akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se 56-vjeçari ka djegur qëllimisht një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat të Delvinës.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH