Kronikë

Zjarri në Shkodër, digjet një shtëpi, evakuohen banorët

Shkruar nga Liberale

Zjarri në Shkodër, digjet një shtëpi, evakuohen banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Qaf Hardhi, Shkodër.

Si pasojë e këtij zjarri është përfshirë nga flakët edhe një banesë, ndërkohë policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë evakuuar banorët e zonës.
Vet Bashkia Shkodër e ka pas të pamundur të ndërhyjë me forcat zjarrëfikëse për shkak të numrit të vogël të tyre, ndërkohë kanë mbërritur mjetë nga Ulqini, Tivari, Malsia e madhe, Lezha.

Për shuarjen e flakëve që rrezikojnë dhe banesa të tjera pritet të mbërrijë dhe helikopteri I cili do të bëjë të mundur hedhjen e ujit nga sipër.
Fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete.

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH