Një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme.
Si pasojë e zjarrit në një pallat, kanë përfunduar në spital 3 zjarrfikës dhe një i moshuar.
Të lënduarit raportoheylt se kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi janë asfiksuar nga tymi.
Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë i mundur evakuimi i banorëve të pallatit. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në kabinën elektrike.