Kronikë

Zjarri merr para ullinjtë dhe kosheret e bletëve në Selenicë të Vlorës, banorët prej orësh në luftë me flakët

Shkruar nga Liberale

Zjarri merr para ullinjtë dhe kosheret e bletëve në Selenicë

Banorët e zonës dhe zjarrëfikësit vijiojnë ende përpjekjet për të shuar një vatër zjarri e cila është aktivizuar në fshatin Penkovë të Selenicës. Deri tani janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj. Por zjarri ka bërë dhe dëme të tjera. 

Në media raportohet se janë djegur disa koshere me bletë, duke shkaktuar dëme të shumta ekonomike te bletërritësit e zonës.

Për shkak të terrenit malor ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH