Kronikë

Zjarr në një banesë në Sarandë, detajet e para

Shkruar nga Liberale

Zjarr në një banesë në Sarandë, detajet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët në Sarandë. Mësohet se zjarri ka rënë pak minuta më parë në kuzhinën e banesës së ndodhur në lagjen nr.4, në zonën e quajtur ish burgu në qytetin bregdetar.

Nga ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës u bë e mundur shuarja e zjarrit ndërsa raportohet për dëme materiale në kuzhinë, ndërkohë që zjarri është penguar të hyjë në dhomat e tjera.

Sipas burimeve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga aspiratori i sobës së gatimit. Familja që jetonte në këtë banesë ishin vendosur aty me qira.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH