Kronikë

Zbuloi tradhtinë e gruas dhe plagosi 45-vjeçarin, i jep fund arratisë efektivi Erjon Goxhara

Shkruar nga Liberale

Zbuloi tradhtinë e gruas dhe plagosi 45-vjeçarin, i jep fund

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç" -  njoftoi policia.

Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Më pas nxori telefonin dhe e filmoi.

Goxhara dyshonte se Kosta kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij, me të cilën kanë dy fëmijë.

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën e tjetrit”. Me këto fjalë iu drejtua efektivi i policisë Erjon Goxhara, Lorenc Kostës, pasi e qëlloi me 6 plumba.

Mësohet se bashkëshortja e efektivit është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje.

Pasi u qëllua 6 herë nga efektivi, i cili në atë moment ishte jashtë shërbimit, Kosta ndodhet në spital në rrezik për jetën.

Policia vendosi në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jepte informacion të saktë për lokalizimin e tij, ishte kunati i policit, i cili u përdor si negociator që ai të dorëzohej në komisariat.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH