Aktualitet

Iu gjet pistoletë dhe municione luftarake në çantë, arrestohet kosovari në Rinas

Shkruar nga Liberale

Iu gjet pistoletë dhe municione luftarake në çantë,

Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Rinas pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Daors Gashi, banues në Pejë.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

"Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës (shtetas kosovar).

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në dalje të Shqipërisë, shtetasi kosovar D. G., 23 vjeç, banues në Pejë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.- njofton Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH