Kronikë

Zbardhet NGJARJA E RËNDË/ Ja çfarë e shkaktoi zjarrin e madh në tregun e rrobave në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Zbardhet NGJARJA E RËNDË/ Ja çfarë e shkaktoi zjarrin e

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se dy të mitur 9-vjeçarë, që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura. Si pasojë e flakëve u shkrumbuan 25 njësi tregtare dhe u dogj totalisht një banesë.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH