Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Hallandale Beach, SHBA, ku janë gjetur të vrarë me armë zjarri çifti shqiptar nga Kosova, Pajtim Krasniqi, 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Sabrina Krasniqi, 27 vjeç.
Policia amerikane ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në një apartament luksoz, dhe dyshohet se Sabrina ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj para se të kryente vetëvrasje.
Sipas hetimeve të kryera, krimi i rëndë mund të ketë pasur si shkak një tradhti bashkëshortore. Autoritetet kanë gjetur prova në vendin e ngjarjes, përfshirë një arush pelushi dhe një kuti me trëndafila, duke krijuar një pamje të dhimbshme dhe të paqartë për ata që ishin dëshmitarë të skenës.
Motra e Pajtim Krasniqit, Albana, ka shpërndarë një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait dhe akuzon bashkëshorten e tij për krimin, duke thënë: “Ajo i mori jetën njeriut që i kishte besuar më shumë. Një tradhti që shkatërroi familjen tonë.”