Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, ngjarje e ndodhur në Elbasan. Mësohet se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela, raporton gazetarja Klodiana Lala.
SPAK ka arritur të zbardhë edhe atentatin me snajper ndaj Ardian Çapjas, për të cilin akuzohet Suel Çela si porositës, ndërsa pas këmbëzës dyshohet se ka qenë Prekë Kodra.
Organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela.
I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
“Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 është dokumentuar vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, Ardian Çapja, në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit”, njoftoi SPAK
Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:
Marius Lulaj alias Suel Çela, 36 vjeç, banues në Elbasan
M.Ç – 35 vjeç, banues në Elbasan
XH.R – 33 vjeç, banues në Tiranë
K.M alias K.Ç alias K.Ç – 37, banues në Elbasan
S.H – 30 vjeç, banues në Elbasan
B.H – 34 vjeç, banues në Elbasan
L.Z – 33 vjeç, banues në Elbasan
M.R – 37 vjeç, banues në Tiranë
A.Xh, alias E.C, A.C – 39 vjeç, banues në Tiranë
P. K. – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
F.V – 48 vjeç, banues në Elbasan
M.M – 27 vjeç, banues në Elbasan
R.H – 35 vjeç, banues në Elbasan
S.S – 34 vjeç, banues në Tiranë
Artan Hoxha, 50 vjeç, banues në Tiranë
Elton Qyno, 39 vjeç, banues në Tiranë
P.F. – 65 vjeç, banues në Elbasan
Dedan Gjoni – 48 vjeç, banues në Tiranë
Marsel Shega alias Bujar Shega, 51 vjeç, banues në Tiranë
H.L. alias H.X alias H.S – 40 vjeç, banues në Tiranë
B.B. – 39 vjeç, banues në Elbasan
Veprat penale të dyshuara:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Ardian Çapja, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
“Grup i strukturuar kriminal”.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
“Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
“Shpërdorim detyre”.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .