Kronikë

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares që dyshohet se është abuzuar nga babai në Kavajë: Do të të vras nëse tregon

Shkruar nga Liberale

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares që dyshohet se është

Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën.

48 vjeçari Bledar Rako ka mohuar akuzën ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar se është kërcënuar që të mos tregonte.

Ajo ka deklaruar se ka qenë e kërcënuar nga babai se po të tregonte do ta vriste. Në këto kushte, është treguar e rezervuar por falë punës së mirë të psikologes së shkollës është zbuluar kjo histori.

Do të jetë mjekësia ligjore që do të kryejë analizat e nevojshme për të dalë në përfundimin nëse deklaratat e vajzës qëndrojnë apo të të atit që ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën.”, raportoi gazetari Leonidha Musaj.

Ndaj 48 vjeçarit rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH