Kronikë

"Xhimi vrapo se do të të vrasë"/ Flet gruaja pasi ish-burri goditi për vdekje bashkëjetuesin e saj: Ngjarja e RËNDË ndodhi në sy të fëmijëve

Shkruar nga Liberale

"Xhimi vrapo se do të të vrasë"/ Flet gruaja pasi

Ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në lagjen Kryengritja e Fierit, u trajtua ne emisionin “Me zemer te hapur”.

27-vjeçarja në lidhje telefonike live në studio ka treguar momentet e tmerrit nga krimi makabër.

“Xhimi ishte me kurriz po kalonte anës rrugës. Ky i vajti me vrap. I bërtita: Xhimi vrapo, por ai kishte telefonin në dorë dhe nuk më dëgjoi. Xhuliano e goditi menjëherë në bark. U hutuam të tërë sepse ishin të pranishëm edhe fëmijët. Donte të godiste edhe mbesën time 3-vjeçe.

Më pas Xhuljano erdhi i qetë dhe u tha fëmijëve “Iku bushi”, thashë faleminderit zotit që nuk ka ndodhur gjë.

Xhimin e gjeta më vonë pa ndjenja në një hyrje pallati. Ishte i mbuluar në gjak. E kishte goditur 4 herë në zemër 3 në bark. Duart e prera. Nuk ishte në gjaknxehtësi. Ishte me paramendim se ta godasësh aq herë qëllimi është ta vrasësh”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH