Kronikë

Xhaxhai i Aleks Nikës zbulon takimin me Altin Dumanin: Çfarë folëm për 21 Janarin - Euronews Albania

Shkruar nga Liberale

Xhaxhai i Aleks Nikës zbulon takimin me Altin Dumanin: Çfarë

Marik Nika xhaxhai i Aleks Nikësi cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë më 21 janar 2011, ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, ku ka treguar për një takim të bërë me kreun e SPAK.

Xhaxhai i Aleks Nikës tha në emision se ai ka në dorëzim kasetën e gardës, por ka frikë ta dorëzojë, pasi dyshon se prova mund të tjetërsohet, por janë të gatshëm ta dorëzojnë në SPAK.

“Plumbin na e ndryshuan. Kasetën ne e kemi zbardhur me shkrim dhe ia kemi dhënë Prokurorisë së Tiranës, por duhet origjinalja, ne origjinalen mund t’ia japim vetëm SPAK-ut.

Para një viti, unë kompetencat i  njoh pak a shumë si janë, fakti që kam shkuar te kryeprokurori i SPAK-ut do të thotë që e kam pasur bindje, por ai shfrytëzoi një klauzolë juridike, tha meqë ka filluar në Tiranë, ia kalojmë Prokurorisë së Tiranës të merret me këtë punë. Po Berishën, ministrat nuk mund t’i hetojë Tirana, vetëm SPAK-u”,-tha xhaxhai i Aleks Nikës. Marrë nga Euronews Albania

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH