Babai i 17-vjeçarit, i cili u plagos nga një bashkëmoshatar në një shkollë të mesme në Fier ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
“Jam nisur në orën 8 nga shtëpia edhe unë dhe cuni. Cuni iku për në shkollë, kurse unë me familjen do ikja në punë. Pa vajtur tek vendi, më merr mësuesja kujdestare në telefon. Më thotë është goditur pak djali, por nuk ka shumë goditje. U ktheva, shkova te urgjenca, atje vura duart në kokë. Nuk mora vesh asgjë, më shumë dini ju sesa ne prindërit.
Unë nuk kam qenë në dijeni të konfliktit, se po të dija mund të reagojë dhe unë.
Dua që drejtësia të vejë në vend. Rama të kërkojë shumë llogari, mos kërkojë vetëm në Tiranë, por të vijë dhe këtu. Sot ishte djali im, nesër mund të jetë djali i tij, apo i dikujt tjetër.
Djalin nuk do ta coj më në shkollë, nuk ka siguri. Duhet të jetë policia në 7 atje, roja është kot atje”, tha babai i të miturit.