Kronikë

EMRAT/ Vret me armë zjarri 52-vjeçarin, pas krimit telefon policinë dhe tregon motivin: Më plagosi vajzën!

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Vret me armë zjarri 52-vjeçarin, pas krimit telefon

Ngjarja e rëndë ndodhi sipas policisë, në fshatin Vig, në Burrel , ku shtetasi Islam Meta, rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin Petrit Kuka, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Sipas policisë vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të 11 viteve më parë ku autori kishte plagosur të bijën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH